Dosja BANKERS/ Si nis hetimi pas ‘alertit’ nga MF, autoritetet pikasën kazakistanezët që merrnin miliona lekë hua

Dosja BANKERS/ Si nis hetimi pas ‘alertit’ nga MF, autoritetet pikasën kazakistanezët që merrnin miliona lekë hua

Drejtori i Bankers TIRANE- 20 vite pas ardhjes në Shqipëri, kompania Bankers Petroleum nisi të verifikohej. Aktiviteti financiar i kësaj kompanie kishte rënë në sy në autoritetet shqiptare edhe pse drejtuesit kishin marrë masat që skema e mashtrimit për TVSh-në dhe fshehja e të ardhurave të vazhdonte për vite me radhë. “Gabimi” nuk lidhej direkt me Bankers. ZËRI zbuloi se në fakt hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë. Dyshimet lidheshin me transaksione, tërheqje cash, veprime me karta dhe dhënie e herë pashershme e huave. Dy shoqëritë që ngritën në këmbë sistemet e sigurisë financiare në vend ishin “Petrosolution shpk” dhe “Alb Talent Solution”. Të...