Dogji 5 stane në dy fshatra, arrestohet piromani nga Tepelena

Dogji 5 stane në dy fshatra, arrestohet piromani nga Tepelena

POLICIA E SHTETIT Dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra, me zjarrin që ndezi në tokën e marrë me qira, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër. 40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha. Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e...