Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohen dy të mitur në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të mitur, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. “U arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë”, lexohet në njoftimin e policisë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale i...