50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu mbetet zona më problematike (19 ende aktive)

50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu mbetet zona më problematike (19 ende aktive)

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri në mbarë vendin, nga të cilat 19 mbeten ende aktive. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zonat e mbrojtura si Parku i Syrit të Kaltër, “Rëzoma” dhe zonat pyjore të Kolonjës e Gjirokastrës. Operacionet për shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijë forca tokësore dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga ajri me avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në qarqet Berat, Tiranë dhe Dibër, flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë. Disa vatra janë përhapur në zona të thella malore dhe me terren të thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen...