VIDEO / Zjarri i ndezur prej tij shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

VIDEO / Zjarri i ndezur prej tij shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

Të tjera arrestime janë bërë nga policia për zjarrvënie të qëllimshme. Në Tepelenë pasi flakët shkrumbuan 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra, policia vuri në pranga një 40-vjeçar, që dyshohet se ndezi fillimisht zjarrin në një tokë të marrë me qira. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se  në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër. 40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane...