Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Rreth 100 persona, përfshirë disa fëmijë, rrezikuan jetën mëngjesin e së shtunës duke u përpjekur të notonin nga Maroku drejt Ceuta, enklavës afrikane në veri të Spanjës, ndërsa autoritetet paralajmëruan se sistemi i mbingarkuar i pritjes është në prag të rënies. Në javët e fundit ka pasur rritje të numrit të personave që përpiqen të hyjnë në Ceuta, ku vetëm më 26 korrik ka pasur mbi 50 fëmijë që notonin nga Maroku. Të shtunën, dhjetëra njerëz u kapën nga autoritetet teksa përpiqeshin të arrinin enklavën, raporton The Guardian. Shtatë fëmijë mbërritën në breg ku kaluan në duart e autoriteteve rajonale. “Rreth 100 persona u përpoqën të hynin duke shfrytëzuar motin me mjegull që e vështirëson të parit të njerëzve”, tha një zëdhënës i delegacionit të qeverisë spanjolle...