Sekuestrohen 6.1 milionë lekë nga tre Exchange në Elbasan, nën hetim administratorët

Sekuestrohen 6.1 milionë lekë nga tre Exchange në Elbasan, nën hetim administratorët

Foto ilustruese ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 pikave të këmbimit valutor, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i monedhave. Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj. Operacioni u kodua “The Script 2”. Njoftimi i Policisë: Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve. Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan...