Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja e vërteta e ikjes së Endri Fugës, “hija” e kryeministrit ra në përgjime nga SPAK te lokali i Pazarit të Ri…
Ikja e papritur e Endri Fugës nga Shqipëria nuk ishte një vendim i zakonshëm. Burime brenda Partisë Socialiste thonë se pas saj fshihen muaj të tërë tensione, përplasje të fshehta dhe frikë nga hetimet e SPAK, që mund të shtriheshin deri te rrethi i ngushtë i kryeministrit. Fuga, prej vitesh “eminenca gri” e Ramës dhe njeriu që kontrollonte fijet e komunikimit politik, e ndiente se rreziku po afrohej. Ai shihte si paralajmërim rastin e Arben Ahmetajt, ish-bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, i cili u lëshua dhe u la i ekspozuar përballë drejtësisë. Marrëdhënia mes Ramës dhe Fugës kishte degraduar në një lojë kërcënimesh të koduara dhe mesazhesh përmes njerëzve të përbashkët. Sidomos pas sinjaleve se në hetimet e SPAK për Erion Veliajn që përfshijnë biznese...