Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 bizneseve

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 bizneseve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 pikave të këmbimit valutor, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga ky aktivitet Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj. Operacioni u kodua “The Script 2”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”. Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit....