Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në Tiranë, nënkryetari i Bashkisë: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin
Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. “Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit. Ne sigurojmë të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjmë të pamundurën që asnjë jetë e qytetarëve të mos rrezikohet apo edhe...