Luis Enrique nuk njeh limite: Vështirësia shtohet, por do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar

Luis Enrique nuk njeh limite: Vështirësia shtohet, por do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar

PSG ishte shumë pranë fitimit të gjithçkaje sezonin e kaluar, duke humbur vetëm Kupën e Botës për Klube. Edhe në SHBA, skuadra pariziene tregoi epërsi fizike e teknike pothuajse në çdo repart. Pa shumë pushim, parizienët nisin sezonin e ri me të njëjtat ambicie, madje me përgjegjësi të reja: mbrojtjen e titullit kontinental. Në një intervistë për portalin zyrtar të UEFA-s, Luis Enrique tha se e ka fokusin te sezoni 2025-2026, që nis këtë të mërkurë kundër Tottenham-it në Superkupën e Europës, sfida që hap zyrtarisht sezonin kontinental. Ai kujtoi sukseset e sezonit të kaluar, por theksoi se futbolli nuk ka kujtesë dhe çdo sezon është një histori më vete. Fitimi i Champions-it, sipas tij, ka vendosur një pikë kthese në historinë e PSG-së: “Edhe...