Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Thomas Mann, romancieri që i dha zë shpirtit evropian
Më 12 gusht 1955, në qytetin e Kilhut në Zvicër, u shua Thomas Mann, një nga figurat më të mëdha të letërsisë botërore dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (1929). I lindur në Lubeck të Gjermanisë më 1875, Mann u bë i njohur për romanet e tij monumentale si “Buddenbrooks”, “Mali Magjik”, ku pasqyroi me mjeshtëri dramën shpirtërore dhe krizat morale të njeriut modern. Vepra e tij u formësua nga përplasja mes traditës dhe përparimit, mes dëshirës për art të pastër dhe përgjegjësisë qytetare, transmeton KultPlus. Për Mann-in, letërsia nuk ishte thjesht art, por edhe akt moral, një mënyrë për të kuptuar dhe sfiduar realitetin. Me stilin e tij të thellë, ironik dhe të ngarkuar me reflektime filozofike, ai ndikoi breza të tërë shkrimtarësh e...