“Nën tokë do prishen”/ Bisedat fundosin grupin: Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, më mirë…

“Nën tokë do prishen”/ Bisedat fundosin grupin: Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, më mirë…

Sipas dosjes së SPAK, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri. Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Dy anëtarët kryesorë të organizatës ishin Franc Çopja alias Franc Gergely, i cili është arrestuar disa kohë më parë në Belgjikë. Ai e drejtonte prej andej aktivitetin ku kujdesej për pritjen e lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine në Evropë si dhe akumulonte paratë. Më pas shumat e eurove i dërgonte në Shqipëri, ku pritësi kryesor dhe që kujdesej për to ishte Ervis Çela. Rrjeti është zbuluar nga...