Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar
Një operacion i policisë shqiptare së bashku me disa europiane kanë arrestuar 10 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal të organizuar që merrej me trafik të kokainës dhe pastrim parash. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Europol thekson se operacioni u zhvillua më 7 dhe 8 gusht në Shqipëri, me mbështetjen e Europol-it dhe bashkëpunimin e autoriteteve nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda. Njoftimi: Në datat 7 dhe 8 gusht 2025, në Shqipëri u kryen një sërë bastisjesh që rezultuan me arrestimin e 10 të dyshuarve, pjesëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar që merrej me trafik të shumë tonelatave kokainë dhe larje parash. Drejtësia shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, me mbështetjen...