Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Çështja Epstein, gjykata refuzon kërkesën për publikimin e dokumenteve mbi Maxwellin
Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dokumente nga çështja penale kundër Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja prej vitesh e financierit të ndjerë dhe trafikantit të seksit, Jeffrey Epstein. Sipas gjyqtarit, dokumentet nuk përmbajnë informacion të ri me rëndësi publike. Bëhet fjalë për deklarata të dëshmitarëve të dhënë para jurisë së madhe, gjatë gjyqit në të cilin znj. Maxwell u shpall fajtore në vitin 2022, për rekrutimin dhe shfrytëzimin seksual të vajzave të mitura në emër të Epstein. Në vendimin e tij, gjyqtari i Nju Jorkut, Paul Engelmayer, theksoi se deklasifikimi i dokumenteve “nuk ofron ndonjë informacion të ri domethënës”. “Këto dokumente nuk përmendin apo identifikojnë asnjë person tjetër përveç Epstein dhe Maxwell që ka pasur marrëdhënie...