Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit

Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit

Rënia e normave të interesit po sjell një zhvendosje në ulje të fitimit të sektorit bankar për këtë vit.Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 6-mujorin 2025 kishte vlerën e 17.7 miliardë lekëve, në rënie me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve financiare. Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, në fund të 6-mujorit 2025 ra pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.3% që kishte qenë një vit më parë.Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.76%,...