Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ukraina shkatërrohet po nuk pranoi”, këshilltari i Kremlinit zbulon hartat para samitit në Alaskë
Dmitry Suslov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë dhe një këshilltar me ndikim në Kremlin për çështjet e politikës së jashtme ruse, dha një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera përpara samitit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska. Në intervistë, ai foli për kushtet e Putinit për arritjen e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe SHBA-së. Kur u pyet se çfarë pret nga samiti midis Trump dhe Putin në Alaska, i cili është planifikuar të premten, Suslov tha se “ekzistojnë dy mundësi”. E para sipas tij është që presidentët të miratojnë një plan dypalësh ruso-amerikan për të arritur një armëpushim në Ukrainë. “Kjo është me rëndësi...