Vllaznia u shfaq me kapitenin Pusi, sot testi me Kukësin, mbyll me Besën

Vllaznia u shfaq me kapitenin Pusi, sot testi me Kukësin, mbyll me Besën

Me një formacion totalisht rinor teksa mbrojtësi Pusi mbante shiritin e kapitenit, Vllaznia luajti ndaj Laçit të shtunën ndërsa humbi 2-1. Sot ekipi kuqeblu rikthehet me një tjetër miqësore. Në “Loro Boriçi” (19:00) kuqeblutë takohen me Kukësin ndërsa të shtunën Vllaznia pritet të ndeshet në provë gjenerale me Besën e Kavajës (me shumë gjasë të shtunën). Më pas radha e Egnatias ndërsa starton sezoni i ri futbollistik aty ku shkodraët kërkojnë të jenë në ballë. Futbollistët e zgjedhur nga Martini në Laç. Pohls, Fall, Brahimi, Pusi, Delaj, Murataj, Tafili, Kurt, Ara, Tom Seaatel, Kubazi. U aktivizuan në pjesën e dytë: Portieri Bunjaj dhe futbollistë si; Temja, Hajdari, Papaj, Halili, Lo, Mustapha./Sportiim.al/ Vazhdo leximin