“Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump, çfarë tregojnë samitet e mëparshme për takimin në Alaskë

“Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump, çfarë tregojnë samitet e mëparshme për takimin në Alaskë

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet përkthyesit të tij për të fshehur çdo provë se çfarë kishte ndodhur në dhomë. Rasti në Vietnam kur Trump e mori për të vërtetë deklaratën e Putinit se Moska nuk ishte përfshirë në zgjedhjet e vitit 2016. Dhe samiti i tyre në Helsinki, kur Trump vuri në dyshim analizën e shërbimeve të tij të inteligjencës, duke iu referuar mohimit të fortë të Putin-it. Tani, ndërsa të dy liderët po përgatiten për takimin e tyre të parë ballë për ballë që prej kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, politikanët dhe analistët po përgatiten për një takim jo konvencional, ku Trump do...