“Dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”… “Po”-ja e Georgina për fejesë “kushtoi” 5 milionë dollarë

“Dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”… “Po”-ja e Georgina për fejesë “kushtoi” 5 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë hedhur hapin më të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre si çift. Ylli portugez i futbollit i ka bërë propozimin për fejesë dhe ajo ka thënë pa hezitim: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Unazën madhështore, me një diamant qendror deri në rreth 35-37 karatë, Georgina e ka ekspozuar në profilin e saj në Instagram, duke tërhequr vëmendjen botërore. Sipas ekspertëve të bizhuterive, vlera e kësaj unaze mund të arrijë deri në 5 milionë dollarë. “Page Six” raporton se unaza e fejesës së Georgina vlen midis 2 milionë dhe 5 milionë dollarëve, duke cituar ekspertë si Ajay Anand (“Rare Carat”) dhe Laura Taylor (“Lorel Diamonds”). Ata evidentojnë gurët e çmuar, me ngjyrim D dhe pastërti...