Vazhdon agresioni ndaj News 24, plaçkiten zyrat, grabiten kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve

Vazhdon agresioni ndaj News 24, plaçkiten zyrat, grabiten kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve

Nuk ndalet dhuna shtetërore ndaj televizionit informativ News24 dhe gazetarëve të Focus Media News. Pas fikjes së sinjalit prej 4 ditësh tanimë, mbrëmë janë grabitur kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve. Paligjshmëria e nisur mëngjesin e 9 gushtit ka arritur nivele të paimagjinueshme dhe hyrja e civilëve brenda godinave të televizionit, pa asnjë autorizim, vulosi atë që njihet tashmë si akti më barbar i bërë ndonjëherë ndaj një media në Shqipëri. Nuk u mjaftuan vetëm me zaptimin e mjediseve, por dje (11 gusht) janë sekuestruar, pa vendim gjyqësor, edhe tavolinat e karriget e zyrave. Një veprim i pashpjegueshëm dhe që shkon përtej çdo limiti dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Njëkohësisht ka të dhëna se janë çmontuar nga ambientet e News24, të uzurpuara nga...