Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po përpiqen të shfrytëzojnë ditët e mbetura të kësaj merkato për të bërë lëvizjet e dëshiruara në treg. Në Itali, luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i Kombëtares tonë, ndaj vëmendja ndaj tyre është speciale. Ndërkohë, Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendrën e merkatos në Itali, pasi mbrojtësi shihet jashtë planeve të trajnerit Xhian Piero Gasperini. Edhe në miqësoren më të fundit të Romës ndaj Evertonit, trajneri nuk e aktivizoi mbrojtësin, duke dhënë sinjalet e qarta se duhet të kërkojë një sistemim të ri. Sipas informacioneve të mediave spanjolle, Espanjoli është gati të mirëpresë futbollistin. “AS” bën të ditur se ka kontakte mes palëve për të realizuar një gjë të tillë, por këtë herë formula duhet...