Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëna në Itali vrau dhe copëtoi të birin: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna
Një nënë italiane rrëfeu se dyshohet se e vrau dhe e copëtoi djalin e saj me ndihmën e gruas së tij, për ta mbrojtur atë nga abuzimi i dyshuar fizik në martesën e tyre. Lorena Venier, 61 vjeçe, pranoi vrasjen e djalit të saj, Alessandro Venier, 35 vjeç, pasi gruaja e tij, Mailyn Castro Monsalvo, 30 vjeç, telefonoi policinë italiane për të rrëfyer se kishte ndihmuar në kryerjen e aktit të tmerrshëm më 25 korrik, transmeton Telegrafi. Trupi i Alessandros u gjet i copëtuar në bodrumin e shtëpisë që ai ndante me gruan dhe vajzën e tij 6-muajshe në qytetin Gemona del Friuli, Itali. “Unë u kujdesa vetë për copëtimin e Alessandros”, i tha Lorena, e cila është infermiere, një gjyqtari gjatë një paraqitjeje në...