Pas disa raundesh negociata në Suedi, Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për pezullimin e tarifave ndaj mallrave kineze për 90 ditë

Pas disa raundesh negociata në Suedi, Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për pezullimin e tarifave ndaj mallrave kineze për 90 ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat pezullimin e rivendosjes së tarifave amerikane mbi mallrat kineze për 90 ditë të tjera, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNBC. Nënshkrimi erdhi disa orë para se pezullimi aktual i tarifave ishte planifikuar të skadonte. Zgjatja u konsiderua si rezultati më i mundshëm i raundit të fundit të bisedimeve midis negociatorëve amerikanë dhe kinezë, të cilët u zhvilluan në fund të muajit të kaluar në Stokholm. Nëse afati nuk do të ishte zgjatur, tarifat amerikane mbi mallrat kineze do të ishin kthyer në nivelet e prillit, kur lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha ishte në kulmin e saj. Në maj, të dy palët ranë dakord të pezullonin shumicën e tarifave...