Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023
Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese...