Dosja për trafikantët e kokainës/ Bisedat në SKY ECC fundosën grupin, Balla blinte te Çela, i investonte te resorti në Shijak

Dosja për trafikantët e kokainës/ Bisedat në SKY ECC fundosën grupin, Balla blinte te Çela, i investonte te resorti në Shijak

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që anëtarët e grupit të udhëhequr nga Ervis Çela dhe Franc Çopja përdornin për t’u referuar njëri-tjetrit. Në dosjen voluminoze të SPAK-ut që Report Tv ka mundur të sigurojë, jepen detaje nga aktiviteti i një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme ne tregon ndërkombëtar të kokainës. Në vendimin e masës së sigurisë të firmosur nga gjyqtari Erjon Bani, prej 282 faqesh, tregohet roli i secilit prej anëtarëve të grupit kriminal, si dhe transferimi i shumave të konsiderushme të parave nga njëri te tjetri. Në një bisedë mes tyre, Çopja dhe Çela flasin për një shumë prej 7 milionë eurosh për t’i...