Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga gjeneralë dhe politikanë të lartë në SHBA. Fundjavën e kaluar ai udhëtoi në Florida për ceremoninë e lamtumirës së gjeneralit Michael Kurilla, komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i cili më parë e kishte lavdëruar Munirin për “partneritet fenomenal” në luftën kundër terrorizmit. Por vizita më e bujshme ndodhi në qershor, kur Munir pati një drekë private dy-orëshe në Uashington me Donald Trump, vetëm një muaj pasi Pakistani dhe India kishin zhvilluar përplasjen më të përgjakshme ushtarake në dekada. Kjo pritje e ngrohtë për një figurë që nuk është as kryetar shteti, por përfaqësues i Pakistanit, befasoi shumë vëzhgues,...