SHBA i pezullon për 90 ditë tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të hënën, disa orë para se të skadonte afati për vendosjen e tarifave treshifrore amerikane në mallrat kineze. Urdhri ka ardhur pak pasi Trump e ka dhënë një përgjigje jozyrtare për gazetarët, teksa i ka kërkuar Pekinit t’i katërfishojë blerjet e sojës amerikane. Armëpushimi tarifor mes Pekinit dhe Uashingtonit pritej të skadonte të martën. Urdhri tani parandalon vendosjen e tarifave amerikane prej 145 për qind në mallrat kineze, dhe vendosjen e tarifave kineze prej 125 për qind në mallrat amerikane – shifra që do të mund të rezultonin me embargo virtuale tregtare. “Do të shohim se...