“Tango del Mar” në Marina Orikum! Grupi muzikor “Terra del Sole” dhuron një mbrëmje magjike për publikun

“Tango del Mar” në Marina Orikum! Grupi muzikor “Terra del Sole” dhuron një mbrëmje magjike për publikun

Marina Orikum ishte mbrëmjen e të dielës skena e 4 artistëve virtuozë italianë, të cilët sollën tek publiku magjinë e tangos latine. Koncerti Live “Tango del Mar” në Marina Orikum ishte premiera e një serie koncertesh të cilat do të organizohen në qytetin bregdetar të Vlorës përgjatë muajit gusht, në kuadrin e MAREMEUM Festival 2025 në edicionin e tij të II-të. Grupi muzikor “Terra del Sole” njihet në mbarë botën si instrumentistë të shkëlqyer të muzikës tango, teksa në skenën e koncertit në Marina Orikum performuan vokalistja Eleonora Pascarelli, violinë Domenico Zezza, piano Enrico Tricarico dhe firzamonikë Alessandro Gazza. Në fjalën përshëndetëse Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achille Provenzano evidentoi vlerat që përcjellin organizime të tilla artistike që shërbejnë si ura miqësie dhe...