Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh në Peru, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh në Peru, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në Perunë jugore, thanë autoritetet. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi në rajonin Puno, ku një autobus doli nga korsia dhe ra në një përrua. Dhjetë persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën, sipas një numri të përkohshëm nga autoritetet shëndetësore në provincën e Sandias, rreth 1,500 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lima. Në një aksident të ngjashëm me autobus, këtë herë në rajonin e Cuscos, të paktën 3 persona humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën, sipas departamentit lokal të policisë. Autoritetet po hetojnë shkaqet e dy aksidenteve. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Peru dhe i atribuohen kryesisht shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të pjesëve...