Samiti në Alaska, Trump: Do të përpiqem t’i kthej Ukrainës një pjesë të territorit të pushtuar

Samiti në Alaska, Trump: Do të përpiqem t’i kthej Ukrainës një pjesë të territorit të pushtuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se gjatë takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin të premten, do të përpiqet që një pjesë e territorit të pushtuar nga Rusia t’i kthehet Ukrainës. “Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Ukrainës. Ata kanë marrë territore kryesore. Do të përpiqemi t’i rikthejmë Ukrainës një pjesë të atij territori,” u shpreh Trump në një konferencë për shtyp. Ai tha se bisedimet në Alaska do të jenë një “takim ndjesor”, me synimin për t’i bërë presion Putinit që të ndalë luftën. Sipas Trump, mund të ketë “shkëmbime ose ndryshime territoresh”. Nuk është hera e parë që Trump përdor shprehjen “shkëmbim territoresh”, megjithëse mbetet e paqartë se cilin territor Rusia mund t’ia dorëzojë Ukrainës, pasi Kievi nuk...