‘Drejtësia duhet të veprojë menjëherë’/ Bardhi reagon ashpër pas sekuestrimit të materialeve në News24

‘Drejtësia duhet të veprojë menjëherë’/ Bardhi reagon ashpër pas sekuestrimit të materialeve në News24

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e materialeve dhe dosjeve investigative brenda zyrave të News24. Duke ripostuar në Facebook reagimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, Bardhi i kërkon drejtësisë që të veprojë menjëherë. ‘E paimagjinueshme të merren materialet e redakësive mediatike pa asnjë vendim apo kontroll gjyqësor. Ky është një krim shtetëror që po ndodh para kamerave dhe që ka përgjegjës. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë!’, shkruan Bardhi në Facebook.