Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjat pezullimin e tarifave ndaj Kinës për 90 ditë të tjera

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjat pezullimin e tarifave ndaj Kinës për 90 ditë të tjera

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjatur për 90 ditë të tjera armëpushimin doganor me Kinën, vetëm disa orë para se të skadonte marrëveshja e fundit mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas mediave amerikane, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, duke shtyrë zbatimin e tarifave të reja deri në 145% për mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Më herët, Pekini shprehu shpresën për “rezultate pozitive tregtare” në ditën e fundit të periudhës 90-ditore të pezullimit të tarifave, të arritur në maj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, u bëri thirrje SHBA-ve të respektojnë konsensusin e arritur mes dy presidentëve dhe të punojnë për përfitim të ndërsjellë. Trump, megjithëse la të hapur mundësinë e rikthimit të tarifave duke thënë...