Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kemi siguruar plot dy njohje”/ Gërvalla mbledh ambasadorët, Kurti akuzon Serbinë për destabilizim
Totalisht e shkëputur nga realiteti. Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaron se vendi po forcon pozitat e saj globale me plot dy njohje të reja, ate të Kenias dhe Sudanit. “Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive.” Këto deklarata të çuditshme por jo të pazakonta për të, ministrja e Kurtit i beri nga edicioni i tetë i Konferencës së Ambasadorëve, pa u ndalur aspak te sanksionet e BE-së, bllokimin e agjendës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, asnjë hap përpara në dialog me Serbinë dhe asnjë shenjë...