Zjarret përfshijnë Ballkanin/ 24 vatra në Kosovë, gjendje emergjence edhe në Maqedoninë e Veriut

Zjarret përfshijnë Ballkanin/ 24 vatra në Kosovë, gjendje emergjence edhe në Maqedoninë e Veriut

Zjarret nuk kane kursyer as Ballkanin. Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar. Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh. Në Maqedoninë e Veriut vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve.Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në mbarë vendin janë 3 zjarre prej...