Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fund i vakët i Parlamentit, por deputetët mbushin xhepat! Për qershorin, 300 mijë euro paga, mbi 220 mijë euro dietat
Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë. Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Sipas raportit, vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë...