Zjarr i madh në Lekël të Tepelenës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarr i madh në Lekël të Tepelenës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Lekëlit në Tepelenë. Gjatë orëve të fundit raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Gjithashtu autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë.