Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Policia ka ndaluar 1 shtetas dhe ka nisur procedimin penali për 2 të tjerë, pasi akuzohen për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. “Lukovë/Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 10.08.2025, në vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur në tokë dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 rrënjë ullinj, si edhe...