Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit të Përmetit, arrestohet nga policia një 33-vjeçar. Policia ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza nga i arrestuari, si dhe sekuestroi një sasi kokaine të ndarë në doza, si dhe 1 peshore elektronike. ‘Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi DH. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet. Nga...