Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë. Duke folur me udhëheqës mediash më 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundërshtarët e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë sërish objektet bërthamore iraniane, nëse ato rindërtohen. SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se qendrat bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”. Pezeshkian ka thënë se dorëzimi “nuk është në natyrën tonë”, por as grindjet nuk do ta çojnë Teheranin askund. “Të supozojmë se nuk...