Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakra e Gjilanit/ Tre viktima për fajde, autorët të liruar më herët nga drejtësia
Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra qëlluan mbi ta pas një takimi që përfundoi tragjikisht në një nga lokalet pranë Teatrit të Gjilanit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, një që po trajtohet nga Prishtinë ndërsa një tjetër në Gjilan.E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të fajdesë, pasi njëri nga viktimat e rastit e kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën dy javë më parë për këtë vepër penale.Prokuroria në Gjilan nuk ka konfirmuar nëse e kishte intervistuar Shkodrën dhe për arsyet që ishte lënë i lirë.Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, shtetasi Mefail Shkodra nuk ka lëndë...