Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Situata e zjarreve sipas qarqeve/ Flakë të mëdha në Syrin e Kaltër, Finiq e Poliçan
Foto nga zjarret TIRANE- Zjarret kanë goditur rëndë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Elbasanit, Lezhës, Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Dibrës, duke kërcënuar banesa, stane, zona të mbrojtura dhe rrugë nacionale. Në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Fushë-Arrëz dhe Krujë, situata është më e rënduara, me ndërhyrje urgjente nga ajri dhe toka. Evakuime masive janë bërë në disa fshatra, ndërsa ndihma ndërkombëtare nga Kroacia, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka sjellë avionë e helikopterë në ndihmë të operacioneve. Situata sipas zonave Syri i Kaltër (Sarandë): Një prej zonave më të goditura. Flakët kanë zbritur në rrugë, duke detyruar autoritetet të mbyllin qarkullimin Muzinë–Sarandë. Vizitorët janë evakuuar nga parku natyror, ndërsa vatrat riaktivizohen vazhdimisht në segmentin Bistricë–Muzinë. Vergo / Skërficë: Zjarr mbi tunelin që lidh...