Nëse gazetarët që protestojnë e kanë vërtet për lirinë e shtypit…

Nëse gazetarët që protestojnë e kanë vërtet për lirinë e shtypit…

Nga Mero Baze Protesta simbolike e gazetarëve të News 24, kundër marrjes së zyrave nga qeveria për shkak të problemeve të pronarit të kompanisë, ka kuptim si solidaritet me pronarin. Madje, nga një anë, më duket një besnikëri për t’u admiruar ndaj tij. Nuk është e lehtë që gazetarët e një redaksie të madhe të jenë të gjithë solidarë me pronarin në një moment të tillë të vështirë, për shkak të problemeve që ka me qeverinë, qofshin ato financiare apo politike. Dhe për këtë, ata janë një shembull i pazakontë besnikërie në raportet mes gazetarëve dhe pronarit në Shqipëri. Por artikulimi i tyre publik ka një problem kur flasin për goditje ndaj lirisë së shtypit. Kjo është një goditje shumë e rëndë për pronarin e...