Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim
Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të gjitha strukturat që kam marrë në telefon po nuk ka ndërhyrje. Vetëm me mjetet që kemi vetë dhe me bashkinë e Pukës. Situata është shumë e vështirë, Në fshatin Xath është shumë e vështirë. Shtëpiat janë në rrezik. Apeli për qeverinë është ndihmë nëse kanë mundësi. Ndërhyrja nga ajri është shumë i rëndësishëm. Kam marrë në telefon të gjithë drejtorët,...