Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tension te godina e News24 – Gazetarët: Ushtria po merr kompjuterët dhe sendet tona
Tension dhe pasiguri është krijuar mbrëmjen e sotme te godina ku deri të shtunën televizioni News24 ka ushtruar aktivitetin. Gazetarë të kësaj mediaje raportojnë se aktualisht po qëndrojnë në hyrje të oborrit të objektit, ku është parë prania e automjeteve të Ushtrisë dhe Policisë. Gazetari Osman Stafa ngriti dyshime se forcat ushtarake po ngarkojnë në automjete kompjuterë dhe sende personale të gazetarëve. Ai deklaroi se nuk ka informacion të saktë për atë që po transportohet, por paralajmëroi se një veprim i tillë “rrezikon burimet e informacionit dhe jetët e familjarëve të tyre”. “Po vihen në rrezik burimet tona dhe jetët e familjarëve të tyre”, tha Stafa, duke bërë thirrje për reagim të menjëhershëm dhe solidaritet nga ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare të medias. Objekti është rrethuar...