Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

Emisioni “Drita” i Televizionit Spektri i ka kushtuar një dokumentar të veçantë turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, i mbështetur plotësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gazetari dhe autori i emisionit, Burhan Behluli, ka ndjekur nga afër gjithë rrugëtimin e turneut, i cili zgjati 5 ditë dhe u mbyll me vizitën historike të Presidentit Armand Duka në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe me finalet e turneut ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç. Në intervistën e zhvilluar me gazetarin Behluli, Presidenti Duka ndau emocionet e tij nga vizita në Preshevë dhe Bujanoc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin lokal, mbështetjen për fëmijët dhe talentet e zonës, si dhe foli për Kampionatin Europian U-21 2027, që do të...