Fiasko e 11 Majit dhe ku shkon opozita nga sot

Fiasko e 11 Majit dhe ku shkon opozita nga sot

Nga Evi Kokalari Në Janar-Shkurt të 2023 thashë që do filloja lëvizjen konservatore në Shqipëri, që shumë e keqkuptuan me dashje apo jo, se do ishte parti më vete. Në fakt, jo pak njerëz u trazuan nga ajo deklaratë. Berisha i pari, që më në fund i dha dy minuta vëmëndje pseudo-konservatorëve brënda PDsë, që i servilosen gjithë kohën, duke ju dhënë dritën jeshile për ‘konferencën’ e tyre, e cila u bë pikërisht ndërkohë që Berisha vet nënshkruante marrëveshjen për koalicionin me socialistin më të rreptë Ilir Metën. Ai gjithashtu më në fund j’u pranoi programin ‘konservator’ që deri në atë kohë ju kishte thënë të zhdukeshin nga sytë këmbët, dhe pse mua më kishte gënjyer në sy dhe më thoshte nuk ishte i sigurt...