Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku. Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara. Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2%...