“Urdhri i Leninit”, Putin i jep medalje djalit të zv.drejtoreshës së CIA-s që vdiq në Ukrainë

“Urdhri i Leninit”, Putin i jep medalje djalit të zv.drejtoreshës së CIA-s që vdiq në Ukrainë

Vladimir Putin ka nderuar me dekoratën më të lartë civile të Rusisë djalin e një agjenteje të rëndësishme të CIA-s, i cili humbi jetën në betejë në Ukrainë, ndërsa luftonte në krah të trupave ruse. Një histori që duket e pabesueshme, por lidhet më shumë me një dramë personale dhe ankthin e një familjeje sesa me shërbime sekrete apo operacione të fshehta. La Repubblica shkruan se ngjarja doli në dritë vetëm pak ditë para samitit në Alaska mes Putin-it dhe Trump-it dhe duket si një gjest i presidentit rus për të zbutur qëndrimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar, Rusia i dha “Urdhrin e Leninit”, një medalje pas vdekjes për trimëri, Michael Gloss-it, një amerikan 21-vjeçar i cili vdiq në vitin 2024 duke luftuar...