Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në makinën e familjes së tij, e parkuar nën diellin përvëlues. I mituri, Danir, me origjinë moldave, u shtrua fillimisht në repartin e terapisë intensive në spitalin Santissima Annunziata në Sassari. Më pas, më 8 gusht, u transportua me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë, ku, fatkeqësisht, ndërroi jetëa, sipas medias vendase. Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim nga Karabinieria, dhe edhe pse dyshohet për goditje nga i nxehti (heatstroke), shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Dosja e hetimeve tashmë i është kaluar Prokurorisë Publike të Romës. Sipas asaj që është mësuar, pasditen e së mërkurës, vogëlushi kishte përfituar...